Karizma mund të jetë e dobishme në tërheqjen e njerëzve, por është kryesisht e padobishme kur bëhet fjalë për arritjen e një ndikimi pozitiv afatgjatë mbi njerëzit dhe organizatat që ne drejtojmë. Për këtë, na duhet karakteri.
Shpesh takojmë njerëz, imazhi publik i të cilëve është më i zhvilluar se karakteri i tyre personal. Ata janë një person tjetër në skenë dhe një tjetër kur vëmendja është larg tyre. Është kjo mungesë themelore e integritetit që ul efektivitetin e tyre dhe, nëse lihen të pakontrolluar, mund të shkatërrojnë këtë imazh.
Udhëheqja efektive është një punë e brendshme. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje zhvillimit të karakterit tonë. Po, talenti është i rëndësishëm. Njësoj dhe edukimi dhe përvoja. Por në fund të fundit, është karakteri ynë që determinon suksesin tonë afatgjatë.
Karakteri formohet nga tre forca. Nëse duam të zhvillojmë karakterin tonë, duhet t’i kushtojmë vëmendje secilit prej tyre:
Inputi që ne konsumojmë. Një nga mënyrat më të mira për t’u rritur është duke lexuar libra, duke dëgjuar podcast dhe programe të tjera audio dhe duke marrë pjesë në konferenca.
Por e kundërta është gjithashtu e vërtetë. Konsumimi i lajmeve të kota, parja pafund e programeve joedukative në televizor, apo ndjekja e jetës së të tjerëve na e gërryen karakterin.
Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj inputeve që konsumojmë. Ndikon në mënyra shumë të thella tek ne. Është lënda e parë nga e cila formohet karakteri ynë.
Marrëdhëniet që ndjekim. Jim Rohn thotë se “ju jeni mesatarja e pesë personave me të cilët kaloni më shumë kohë”. Nëse kjo është e vërtetë – dhe besojmë se është – duhet të jemi më të qëllimshëm për njerëzit me të cilët zgjedhim të shoqërohemi.
Nëse dëshironi të humbni peshë, shoqëohuni me njerëz që bëjnë zgjedhje të mira diete dhe ushtrimesh.
Nëse dëshironi një martesë më të mirë, shoqërohuni me njerëz që kanë një të shëndetshme.
Nëse doni të fitoni më shumë para, shoqërohuni me njerëz që janë të suksesshëm.
Në të kundërt, shkëputuni nga njerëzit që forcojnë tiparet tuaja më të këqija. Askush nga ne nuk mund të përballojë marrëdhënie që na tërheqin poshtë.
Zakonet që fitojmë. Këto janë thjesht mënyrat e qëndrueshme të të menduarit, të folurit dhe të vepruarit në situata të ndryshme. Ata janë kryesisht të pavetëdijshëm, gjë që u jep atyre fuqinë e tyre – si pozitivisht dhe negativisht.
Zakonet e mira çojnë në rezultate të mira:
Nëse zhvillojmë zakonin e të menduarit pozitivisht, ai mund të na ndihmojë të përballojmë vështirësitë.
Nëse bëjmë zgjedhje të shëndetshme të ushqimit, kjo mund të rrisë energjinë tonë, të përmirësojë produktivitetin tonë dhe të zgjasë jetën tonë.
Duhet të jemi të qëllimshëm në krijimin e zakoneve të mira dhe eliminimin e zakoneve të këqija./tekbiz