Ambasadorja e Francës në Tiranë Catherine Suard ka vizituar ditën e djeshme Muzeun Kombëtar të fotografisë “Marubi”. Ajo u prit në mjediset e muzeut nga drejtori i muzeut Luçjan Bedeni me të cilin diskutuan për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet Muzeut dhe institucioneve franceze të kulturës.
Nepërmjet kësaj marrëdhënie të krijuar në vite u bë i mundur bashkëpunimi me Institut national du patrimoine në 2014 për ngritje e atelieve të punës për restaurimin e fotografive dhe në 2018 bashkëpunimin me Jeu de Paume falë të cilit dhe u hap ekspozita “Nadar- Mes rregullave dhe tekave”.
Në vite një sërë artistësh dhe ekspertësh janë bërë pjesë e programeve të muzeut.