Në datë 8 Mars dokumentari shqiptar “House with a voice” pati premierën në Thesaloniki International Documentary Festival. Dokumentari vjen me regji të Kristine Nrecaj dhe bashkëpunimin e Birthe Templin dhe Bora Yllit.
Ky dokumentar rrëfen historinë e Diana Rakipit, një prej burrneshave shqiptare dhe eksploron në mënyrë arkeologjike tiparet shoqërore që shtyjnë dikë të transformohet aq rrënjësisht. Mentaliteti si dhe shoqëria, fenomene të pandara por dhe në të njëjtën kohë në dukje kundërshtare dhe armike të njëra tjetrës ndikojnë në këtë fenomen në një mënyrë e cila vjen e bëhet më e qartë vetëm nga studimi dhe jo mënjanimi apo paragjykimi.
Dokumentari është një histori personale që prek dhe ka synim të emancipojë, por të emancipojë duke u nisur nga e kaluara, jo në hatër të së ardhmes apo
progresit.