Një roman i shumëdiskutuar u vlerësua me çmimin për përkthimin më të mirë në panairin e librit të pranverës në Tiranë.

U cilësua nga juria si një roman i jashtëzakonshëm, i cili sipas akademikut Ali Aliu, pjesë e jurisë, është një roman i rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez.

Kujtojmë se ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.