Panairi Librit “Pranverë 2024” përveçse solli përgjatë gjithë ditës, një hapësirë me botime të reja , si dhe një program aktivitetesh dedikuar autorëve dhe librave të ndryshëm, solli me vete edhe vlerësime per me te mirët e panairit, edicionit të parë, i cili synon te kthehet në nje tradite.
Në përfundim të aktivitetit u komunikuan disa çmime për libra, të cilët u përzgjodhën si më të mirët e Panairit nga juria që përbëhej nga : Ali Aliu, Majlinda Rama, Monika Stafa.
Më poshtë, fituesit e Panairit të Librit “Pranverë 2024”:
Çmimi për përkthim:
“Shihemi në gusht” Gabriel Garcia Markez, përktheu Mira Meksi, “Onufri”;
Çmimi për roman:
“Vito”, Bashkim Hoxha, “Onufri”;
Çmime për poezi:
1. “Itaka ime”, Vojsava Nelo, “Toena”;
2. “Lugina e djallit”, Haxhi Kraki, “Buzuku”.
Çmime Speciale të Panairit:
1. “Sikur ta dije”, Baki Bala, “Agora”;
2. “Epoka e inteligjencës artificiale”, Henry Kissinger, Erik Schmidt, Daniel Huttenlocher, “Fan Noli”;
3. “Akti krijues”, Rick Rubin, “Botart”.
Çmim për krijimtari (pas vdekjes) iu dha shkrimtarit për fëmijë, Shkëlzen Zalli.
Panairi i Librit u frekuentua nga një numër i lartë qytetarësh të ndryshëm të të gjitha moshave.