Bukuritë natyrore, historike dhe kulturore që ofron Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e medieve prestigjioze ndërkombëtare.
Këtë herë Euronews, në edicionin e tij në frëngjisht, ka shkruar një artikull për fluksin e lartë të turistëve në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në Euronews, ndërsa thekson se “Shqipëria në “boom turistik” dhe këtë radhë është Euronews France që na kushton këtë artikull, duke përshkruar numrin e turistëve që rritet vit pas viti, për të shënuar tjetër rekord në 2023”.

“Sekreti? Peizazhe të bukura, mikpritje autentike dhe plazhe që të lënë pa frymë”, shkruan Rama.

Vendi po tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit dhe shpreson të kalojë pragun e 10 milionë vizitorëve në vitin 2023.

“Nëse Shqipëria ka qenë kaq e suksesshme vitet e fundit, kjo është për arsye të mirë, pasi 450 kilometrat e saj bregdetare ofrojnë plazhe që të lënë pa frymë. Që nga fillimi i pranverës suksesi i vendit ka qenë i dukshëm dhe agjencitë turistike presin gjithnjë e më shumë turistë. Numri i tyre rritet me rreth 20-30 % dhe çdo vit dhe në vitin 2023 mund të dyfishohet edhe në krahasim me rezultatet e vitit 2022”, shkruan Euronews France.

Sipas Euronews France çelësat e suksesit të Shqipërisë janë bukuria e peizazheve të saj, natyra mikpritëse e shqiptarëve dhe mbi të gjitha çmimet e saj të përballueshme./atsh/Revista TIME