Libra dhe ngjyra të bukura vere, mbushën hapësirën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit, në Tiranë në Panairin e Librit “Pranverë 2024, organizuar me rastin e Ditës së Verës në 14 Mars.

Panairi i Librit u zhvillua krahas dhjetra aktviteteve të shumta me rastin e kësaj Dite Festive.
“Pranverë 2024”, mbeshtetur nga Bashkia Tirane dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit,  qëndroi i hapur përgjatë gjithë aktiviteteve të Ditës së Verës me pjesëmarrjen e shumë prej shtëpive botuese në kryeqytet.
Panairi  Librit “Pranverë 2024” solli përgjatë gjithë ditës, një hapësirë me botime të reja , si dhe një program aktivitetesh dedikuar autorëve dhe librave të ndryshëm.
Panairi i Librit u frekuentua nga  një numër i lartë qytetarësh të ndryshëm të të gjitha moshave.