Autori fitues i disa çmimeve Selman Rushdie është zgjuar dhe “artikulon” në bisedat e tij me hetuesit, ndërsa mbetet i shtruar në spital për lëndime të rënda pas një sulmi me thikë në perëndim të Nju Jorkut të premten, raporton CNN, transmeton Revista Time.

Rushdie, 75 vjeç, iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi një burrë e goditi me thikë disa herë para leksionit të tij të planifikuar në Institutin Chautauqua.
Shkrimtari, librat e të cilit kanë fituar disa çmime, tha të hënën se ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, sipas zyrtarit të zbatimit të ligjit.
Megjithatë është e paqartë se çfarë u tha Rushdie hetuesve pas sulmit që tronditi botën letrare.

I dyshuari për sulmin, i identifikuar si 24-vjeçari Hadi Matar, dyshohet se u hodh drejt Rushdie, duke e goditur vazhdimisht me thikë, sipas Shtetit të Nju Jorkut.

I dyshuari u mbajt nga anëtarët e audiencës dhe stafi të cilët e detyruan të binte në tokë derisa u arrestua nga një ushtarak shtetëror.

Rushdie mund të humbasë shikimin në syrin e tij të djathtë, vuri në dukje zyrtari, duke shtuar se sulmi ishte i planifikuar paraprakisht./CNN/Revista Time (xh.m)