Vijojnë punimet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen, ndërsa shprehet se kjo hapësirë e re arti do t’i shtojë kryeqytetit një tjetër dimension bashkëkohor kulturor.

“Mirëmëngjes nga kantieri i Muzeut të ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura! Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti që do t’i shtojë kryeqytetit një dimension bashkëkohor kulturor.

Hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji sipas standardeve ndërkombëtare, gjithçka gati për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga mbarë bota!”, shkruan ministri Gonxhja.