Disa ditë më parë, marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me flamurin shqiptar, e cila ka filluar tashmë të shitet në internet. Shqiptarët kudo në botë nuk kanë nguruar të bëjnë komente në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në Facebook, duke e cilësuar si flamurin më të bukur në botë.
“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton
FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, ka shkruar Rama krahas imazheve të çantave me flamurin shqiptar.
