Napoli do të përpiqet të bëjë maksimumin për të kaluar në gjysmëfinalen e Champions League. Madje përpjekjet i kanë kaluar vijat e fushës së blertë. Tifozët napoletanë u mblodhën mbrëmjen e së hënës para hotelit ku ndodhet skuadra e Milanit në një tentativë për të shqetësuar lojtarët.
Ultrasit kanë kënduar kore, kanë hedhur flakadanë dhe fishekzjarre në orët e para të mëngjesit në tentativë për të mos i lënë kuqezinjtë të flenë gjumë.
Këto janë pamjet që janë xhiruar nga Napoli.
??? In the early hours of the morning, Napoli fans were outside the Milan hotel with fireworks, chants & car horns. Huge game tonight in the UCL! pic.twitter.com/tOG6tQkVLN
— EuroFoot (@eurofootcom) April 18, 2023
Megjithatë përgjigja ka ardhur nga mediat pranë kampit kuqezi. Ato shkruajnë se lojtarët e Milanit e kanë bërë gjumin “top” sepse dhomat e hotelit janë kundër zhurmave.
“Kjo ndodhi për një arsye të thjeshtë. Të gjitha dhomat e hotelit ku ndodhet Milani janë kundër zhurmave, çka do të thotë se Davide Calabria dhe shokët e tij të ekipit kanë fjetur të qetë”, shkruan një media.
Ndeshja e kthimit që do të luhet në Diego Armando Maradona do të sjellë plot emocione. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë e Milanit.
Napoli do të përpiqet të kthejë rezultatin. Për napoletanët mungon mbrojtësi Kim dhe mesfushori Anguissa, ndërsa për kuqezinjtë Ibrahimoviç ndërsa në dyshim është Simon Kjaer./tvklan/Revista TIME

