Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje dje Këshillit të Europës që të rrëzojë akuzat kundër Kosovës.

Në fjalën e mbajtur dje në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së, Rama u bëri thirrje ta pranojnë kërkesën e Shqipërisë për një rezolutë të re.

“Ju bëj thirrje, ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se “kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj”.

“Bota është mjaftueshëm keq në gjendjen që është. Të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund. Duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin”, tha ai./atsh/Revista Time