Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se togat e zeza të përfaqësuara nga Florian Kalaja kanë vendosur që të lenë në burg Fredi Belerin. Pandeli Kokaveshit i ndryshohet masa në detyrim paraqitje.
Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur.
Pas daljes nga gjykata avokati i Kokaveshit, Marsel Zhupa tha se në gjykatë kishin dorëzuar prova të reja sa i përket gjendjes së tij shëndetësore. Ai bëre me dije se një vit më parë ka bërë transplant zemre dhe se ai duhet të jetë në kontakt me mjekun që i ka bërë operacionin. Mjekët e spitalit tonë nuk mund të garantojnë mbarëvajtjen e tij dhe për këtë arsye kërkuam lirinë.
Ndërsa avokatët e Fredi Belerit insistojnë që nuk ka prova.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.
Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare.

