Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Tiranë.

 

Në fletën e kandidatëve për kryetar bashkie i pari në renditje është Arlind Qori (Lëvizja bashkë), për të vijuar me Marko Dajtin (Fronti i Majtë) dhe Lajla Përnaska (Drejtësi Integrim dhe Unitet).

 

I katërti në listën e kandidatëve është Erion Veliaj (PS), i ndjekur nga Belind Këlliç (Bashkë fitojmë). I fundit në renditje është Roland Bejko (PD).

 

Po ashtu, KQZ publikoi edhe listën për këshilltarë bashkiakë, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet i pari dhe PS renditet e dyta.