Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në autostradën Vlorë-Fier ditën e sotme rreth orës 16:20.

Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit në Panaja. Policia thotë se dyshohet që mjeti të jetë djegur si pasojë e një defekti teknik.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Revista Time