Çmimi mbarëkombëtar “Jakov xoxa” këtë vit shënon edicionin e dytë dhe përfshin gjithsej 10 kandidatë: Adil Olluri; Ag Apolloni; Alban Bala; Andreas Dushi; Brajan Sukaj; Ervin Nezha; Majlinda Rama; Rovena Vata.

Juria e këtij viti ka emra të njohur të letërsisë shqipe, si: Prof. Rexhep Qosja (kryetar), Prof. Ali Aliu, Prof. Shaban Sinani, poeti Xhevahir Spahiu, poetja Natasha Lako, studiuesja Klara Kodra dhe gazetari Aleksandër Çipa.

Shpallja e fituesit të Çmimit “Jakov Xoxa” do të bëhet përgjatë një Mbrëmjeje Gala, më 13 dhjetor, ora 18:00, në Hotel Tirana.

”Çmimi Jakov Xoxa”, që ka si qëllim nxitjen, inkurajimin dhe promovimin e krijuesve letrarë të brezit të ri dhe bashkëkohorë të fundshekullit XX dhe fillimshekullit XXI, është një projekt i inicuar nga familja Xoxa, miq dhe dashamirës të shkrimtarit, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.