Organizimi i finales së Conference League më 25 maj në Tiranë ishte një sukses i jashtëzakonshëm për kryeqytetin. Këtë vlerësim kanë edhe organizmat e huaja të futbollit.  Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ku i shpreh të gjithë urimet dhe falënderimet për organizimin me sukses të këtij eventi. Kreu i futbollit europian tregon emocionet e asaj nate, teksa shprehet se finalja ishte prova e fundit për Tiranën, si zgjedhja e duhur për këtë event, ndërsa shkruan edhe për veçantitë e qytetit. Presidenti Ceferin falënderon Presidentin Duka veçanërisht dhe të gjithë FSHF-në për energjinë në këtë organizim madhështor!

“Një valë kaq unike, elektrizuese e energjisë pozitive që u dha zemër të gjithëve, edhe atyre me më përvojë. Kjo ishte prova e fundit që Tirana ishte zgjedhja e duhur për këtë rast historik. Një qytet tërheqës kulturalisht, modern, shumë mikpritës për gjithkënd ishte vendi i përsosur për finalen inauguruese të një kompeticioni ndërkombëtar të shumëpritur.”/Xh.M