Ndezja e ndriçuesve të Pulias – ose siç njihen ndryshe ‘le luminarie di Puglia’ – dje në mesnatë, në pedonalen e Kalasë së Tiranës, shënoi fillimin e “Javës së Kulturës Italiane”, me 54 evente kulturore, artistike dhe sociale. Në shoqërinë e ambasadorit të Italisë, Fabrizio Bucci dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi miqësinë mes dy popujve dhe premtoi se Java e Kulturës Italiane do të jetë një javë për të mos u humbur në Tiranë.
Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci deklaroi se këto aktivitete të përbashkëta kulturore janë dëshmi e afërsisë mes dy popujve.
Aktivitetet mes Puglias dhe Tiranës përfshijnë koncerte muzikore, shfaqje me balet modern, kulinari, si dhe projekte zhvillimore me fokus tek fuqizimi ekonomik dhe profesional i të rinjve shqiptar./Xh.M

