Qeveria ka shpallur 2 qershorin ditë zie kombëtare, për vdekjen e ish-presidentit Bujar nishani.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi, teksa sot kanë nisur dhe homazhet për ish-kreun e shtetit në ambientet e godinës së Presidencës.
Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, vdiq në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.
Ish Presidenti humbi jetën në një spital në Berlin, ndërsa nesër në orën 12:00 ai do të dërgohet në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.
Këshilli i ministrave ka caktuar gjithashtu se shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022./Xh.M

