Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot rezultatet e shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhore, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Në zgjedhjet e datës 14 majit, Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift, ndërsa Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek.

Komisioneri dhe Nën/komisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve miratuan përdorimin e kodeve të sigurisë për pajisjen elektronike të identifikimit të zgjedhësve.

Kodet e sigurisë do të shërbejnë për vulosjen e kompartimenteve të Pajisjes Elektronike të Identifikimit dhe valixhes transportuese të saj përgjatë procesit zgjedhor dhe verifikimit pas-zgjedhor për të garantuar integritetin e pajisjes elektronike të identifikimit dhe komponentëve të saj.