Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Stamboll.
Një tram u përplas me një autobus urban, duke plagosur të paktën 30 persona, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se trami goditi me shpejtësi të lartë autobusin që kalonte mbi shina në një kryqësim, duke e ndarë atë më dysh.
Hetuesit thonë se shkak mund të jetë një defekt në linjën e tramit, i konstatuar prej më shumë se një jave.

