Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar pamjet nga Bypassi i Gjirokastrës.

Në rrjetin e tij social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky bypass po merr formën përfundimtare  dhe se në pranverë të këtij viti do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re.

“Po merr formë përfundimtare Bypassi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas vit”-shkruan Rama