Në një deklaratë për mediat, Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë më shumë detaje përsa i përket vendimit të qeverisë për subvencionimin e abonentëve që do të pajisen me panele diellore.
Balluku është shprehur se ky proces do të kalojë në 2 faza, të cilat i ka detajuar në deklaratën për mediat.
Gjatë fjalës së saj, Balluku ka theksuar se qeveria ka marrë vendimin për të subvencionuar me 70% të gjithë ato që të pajisen me panele diellore me qëllim që t’i ndihmojë qytetarët dhe po ashtu për të ndihmuar në klimën e vendit.
Belinda Balluku: Po ndërmarrim një hap të parë që do t’i ndihmojë qytetarët për të ulur konsumin, por që kontribuon dhe në klimën e vendit tonë. Ky është dhe një hap sensibilizues që do të edukojë dhe brezat e tjerë. Për të krijuar transparencë, është e rëndësishme të themi se ky është vetëm një hap i parë që nis me 2 000 familjarë që do të aplikojnë për energji përmes ngrohjes diellore. Ky është vetëm hapi i parë për këtë fundvit. Pasi të vlerësojmë situatën, ne do të vazhdojmë dhe me të tjerë dhe në target kemi deri në 20 000 mijë familjarë, mbështetje nga buxheti i qeverisë me 70 për qind.
Kemi kënaqësinë të bëjmë publik fazat e këtij hapi që do të mbikëqyret dhe nga Agjencia e Eficencës së Energjisë.
Fazat:
1. Në Tetor, agjencia ka hedhur hapin e parë, në garën që do të kryhet përmes subjekteve që janë të interesuar për të ofruar panelet për ngrohjen e ujit nga data 1 Tetor-18 Tetor. Aplikimi do të bëhet online. Të gjitha dokumentet do të analizohen nga një komision nga Agjencia e Eficenës së Energjisë.
2. Në Nëntor, agjencia do të ketë një listë të këtyre subjekteve që ofrojnë shërbimin. Duke nisur nga 1 Nëntori, qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë për panelet. Kjo fazë konsiston në kërkesën e qytetarit për t’u bërë pjesë e projektit. Qytetari do të zgjedhë nga lista një nga subjektet fituese duke kryer pagesën vetëm 30 % të kostos së produktit. Menjëherë pasi të futet në punë, subjekti do të marrë dhe do të kompensohet me 70 % e mbetur. Qytetari nuk do të ketë asnjë detyrim tjetër ndaj subjektit.
Synimi është që 2 000 njësitë e parë të ezaurohen brenda Dhjetorit 2022 që në Janar të 2023 të hapim një fazë tjetër, dhe të kemi 10 0000 njësi gjeneruese deri më 30 Mars. I gjithë procesi do të jetë transparent. Secilit qytetar do t’i tregohet numri se i sati është në aplikim. Qytetari i cili aplikon do të shikojë i sati është në radhë derisa të plotësohet numri i aplikimve me 2000 njësi. Synimi është që të ju mbështesim në këtë moment krize./tvklan/ Revista Time

