Pallati Buckingham ka nxjerrë kartolinën e parë mbretërore të Krishtlindjeve të mbretërimit të Charles III. Të dielën në mbrëmje, mbreti publikoi kartolinën e urimit për krishtlindjet dhe vitin e ri. Në kartolinë shfaqet mbreti, i veshur me një kostum ngjyrë bezhë dhe me një kravatë ngjyrë jeshile dhe me detaje të kuqe, e cila ishte e kombinueshme me veshjen e bashkëshortes së tij, Camilla që kishte veshur një kostum jeshil dhe një fjongo të kuqe.
E zgjedhur nga Mbreti dhe Camilla, Queen Consort, fotografia është bërë nga Sam Hussein në Lojërat Braemar në Skoci më 3 shtator, pesë ditë para se të vdiste Mbretëresha Elizabeth II dhe kur Charles ishte ende Princi i Uellsit.
“Ju urojmë një Krishtlindje dhe Vit të Ri të lumtur”, shkruhet krah fotos.
Kjo Krishtlindje do të jetë e para për familjen mbretërore pa Mbretëreshën, e cila zakonisht e kalonte periudhën e pushimeve në Sandringham, prona e saj në fshatin Norfolk rurale rreth 100 milje në veri të Londrës.
Nga ana tjetër, javët e fundit nuk kanë qenë më pak të trazuara pas publikimit të pjesëve të para të dokumentarit “Harry & Meghan”, ku familja mbretërore është akuzuar për “paragjykimet” e saj nga Dukesha e Sussex.

