Anëtarët e organeve të KQZ-së, Ilirjan Rusmali, Ledio Braho, Ilirjana Nano, Helga Vukaj dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, u takuan me delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave (NAM), të OSBE/ODIHR-it, Alexey Gromov dhe Kakha Inaishvili.
Fokusi i bashkëbisedimeve ishin përgatitjet për procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
“Delegacioni i OSBE/ODIHR ndodhet në vendin tonë me qëllim mbledhjen e informacionit mbi nevojat e vëzhgimit të procesit zgjedhor. Në përfundim të procesit të vlerësimit të nevojave për vëzhgim, do të dalë me një raport publik mbi nevojat për procesin”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./atsh/Revista Time


