Kryeministri Edi Rama priti sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të qëndrojë për takime të rëndësishme në Tiranë pasditen e sotme.
Ceremoniali i Mirëseardhjes u zhvillua në Rinas, ku Presidentja e KE u prit me ceremoni zyrtare.
Pas himneve, Rama dhe Von der Leyen kanë ecur në tapetin e kuq, ku u përshëndetën me delegacionet.
Von der Leyen do të takohet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.
Presidentja Von der Leyen gjithashtu do të vizitojë kantierin e ndërtimit të seksionit hekurudhor Tiranë-Durrës, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, thuhet në një njoftim nga zyra e BE në Tiranë.
Në orën 16:45, në Kryeministri, do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp e Presidentes Von der Leyen dhe Kryeministrit Rama.
Më pas, në orën 17:20, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të pritet në një takim nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj./atsh/Revista Time





