Sopranoja e njohur kosovare Elbenita Kajtazi e cila po shënon suksese të panumërta, së fundi ka zënë edhe ballinën e një prej revistave më prestigjioze operistike.
Për muajin nëntor, sopranoja Elbenita Kajtazi është zgjedhë të jetë në ballinën e revistës Das Opernglas.
Sopranoja Elbeniota Kajtazi ka njoftuar për këtë intervistë të dhënë për këtë revistë, intervistë që ka zënë edhe ballinën e kësaj reviste.
“Nder i madh të jem në kopertinën e revistës së mirënjohur Das Opernglas , intervistë të cilën do e mbaj mend gjatë!”, ka shkruar Kajtazi.


