Një shkollë në Mallakastër është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 të kësaj të hëne në shkollën “Hajredin Fratari”, në fshatin Fratar.
Policia ka njoftuar se gjatë kohës që ka rënë zjarr fatmirësisht nuk ka pasur nxënës në shkollë. Uniformat blu thonë se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

