Sindikata e Pedagogëve ka njoftuar se në 20 tetor do të organizohet një protestë në nivel kombëtar. Kjo nënkupton bojkotimin e plotë të detyrave dhe planit arsimor. Lajmin e bëri të ditur kreu i sinditakës Sandër Kovaçi nga ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik.

“Vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tilla.” -u shpreh ai.

Kërkesat e pedagogëve janë kundërshtuar nga qeveria.

Të pyetur nëse janë kërcënuar me mesazhe për largim nga puna, pedagogët e pranuan se ka ndodhur si gjë, por u bënë thirrje kolegëve të tyre që të mos intimidohen nga veprime të tilla pasi janë të mbrojtur nga Konventa të ndryshme dhe Kodi i Punës.