Fituesit e Eurovision 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, vendosën të organizojnë një ankand për të shitur çmimin që fituan, për t’i dhuruar më tej paratë në një fond bamirësie në ndihmë të ushtrisë dhe Ukrainës.
Kjo u njoftua gjatë një konferencë në Zoom nga udhëheqësi i grupit Oleh Psiuk, raporton një korrespondent i Ukrinform.

Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz nga shtetet e tjera tashmë po dhurojnë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën,” tha lideri i grupit Oleh Psiuk.

Në lidhje me zgjedhjen e platformës së ankandit dhe shumën që grupi kërkon të mbledhë, Psiuk tha se do të vendoset në të ardhmen e afërt.

“Do të doja të shihja një shumë të madhe, por nuk dua të përmend numra. Do të shohim,” shtoi lideri i grupit.

Gjithashtu gjatë konferencës, Kalush Orchestra falënderoi të gjithë për mbështetjen që ndjeu ekipi i tyre, si midis konkurrentëve ashtu edhe gjatë  televotimit.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë njerëzit që na mbështetën – ukrainas, dhe qytetarët e vendeve të tjera. Ky është një hap dhe fitore shumë e rëndësishme për Ukrainën tani. Jam i lumtur që arrita të përcjell lajme kaq të mira pasi nuk ka aq shumë prej tyre, dhe unë tashmë mund të shoh se si inkurajoi të gjithë njerëzit tanë, kështu që jam i lumtur të kuptoj se të gjitha këto përpjekje nuk ishin të kota,”tha Psiuk.

Ukraina mori 192 pikë nga votimi i jurive të shteteve të ndryshme dhe u rendit pas Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë dhe Spanjës. Mirëpo votat e publikut bënë që ajo të renditet në vend të parë me 439 pikë./Xh.M