Tre persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në Patos, nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi. Burime zyrtare të policisë thonë se rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol gatimi, ka rënë zjarr në banesën e 69-vjeçari F. S., në lagjen “Grizë”.

“Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore”, thotë policia, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.