“Kalaja e Libohovës” ose siç njihet ndryshe “Kalaja e Shanishasë” është Monument Kulture, Kategoria I.

Kalaja e Shanishasë ndodhet në qytetin e vogël të Libohovës, pranë Gjirokastrës. Ajo u ndërtua në fund të shekullit XVIII nga Ali Pashë Tepelena si dhuratë për të motrën, Shanishanë. Fortifikimi ka një formë katrore me katër kulla këndore, dhe është ndërtuar kryesisht me gurë gëlqerorë, tipikë për zonën. shkruan atsh.

Brenda mureve të saj gjendeshin ambientet për banim, magazinat dhe hapësirat mbrojtëse. Nga kalaja hapet një pamje panoramike mbresëlënëse mbi fushën e Dropullit dhe malet përreth.

Kalaja është e pajisur me tre hyrje. Ajo ruan në të gjitha karakteristikat e ndërtimeve tipike të Ali Pashës. E sigurtë është, sipas specialistëve, që ky ndërtim i përket fundit të shekullit të 18-të ose fillimit të 19-tës dhe është para marjes së Gjirokastrës nga Ali Pasha (1808) apo dhe para ndërtimit te kalasë së “Shën Triadhës” përballë me Gjirokastrën.