Unë po vdes dhe toka mbledh shi.
Dikur ëndërroja të isha i madh.
Ah, gjepura! Sikur ta nisja rrugën tani,
Do shëmbja çdo mur e çdo gardh.
I mekur mes jush me veten po flas,
Vdekja përtypet dhe ha ananas…

Ta nisja rrugën tani kur po vdes,
Tani kur mbi veten vështroj një qiri
Tek falet, tek zbehet e feks,
Mes jush do kishit vërtet një gjeni.
I mekur marr frymë, qiriri vjen pas,
Vdekja mbllaçitet dhe ha ananas!…

“Uroj që shqiptarët të duan njëri-tjetrin e mos jenë fanatikë të partive e të feve“.

Nga vizita e Dritëro Agollit në Devoll, në takimin me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit” në gusht të vitit 2006

Në vitin 2004 një grup devollinjsh krijuan në Bilisht Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”. Ishte kjo një ngjarje e veçantë për Devollin e më gjerë, kur ende vazhdonte krijimi i partive të reja, krijuesit devollinj me në krye poetin Bashkim Gjoza por edhe krijues të tjerë si Thanas Jorgji, Bujar Braho, Skënder Demolli, Hajdër Lilo, Lefter Babi Viktor Hoxha dhe Valentin Dedgjonaj, krijuan këtë Klub duke i vënë emrin e birit të Devollit, poetit e shkrimtarit tonë të shquar, Dritëro Agolli.