Finalja e Botërorit të Katarit që vendosi përballë Francën dhe Argjentinën përfshiu edhe shqiptarët. Të gjitha baret dhe restorantet u mbushën me tifozë të këtyre skuadrave, por jo vetëm. Edhe Fan Zone në sheshin Skënderbej ka mbledhur mijëra tifozë.
Ndeshjen e shumë pritur ka zgjedhur ta shohë nga aty edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj që në këtë atmosferë botërori, flet edhe për projektet e vitit të ardhshëm ku Tirana do të jetë qyteti Europian i Sportit.
“Kemi një logo te re, dhe siç kishim këtë vit 100 mijë aktivitete do kemi 1000 mijë evente sportive për vitin tjetër”.
Edhe pse tifoz i Anglisë, kryebashkiaku mbështeti Argjentinën.
“Mbappe e ka karrierën përpara, do ishte mirë që Messi ta mbyllte karrierën mirë.”
Për një muaj Fan Zone, ka qenë e hapur për qytetarët dhe turistët për të parë dhe ndjerë të gjithë emocionet e këtij botërori, teksa viti i ardhshëm sjell më shumë aktivitete sportive në Tiranë./tvklan/Revista Time









