Monedha europiane Euro e ka mbyllur javën me një rritje të konsiderueshme sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Në publikimin e fundit të këtij institucioni këtë të premte, 1 Euro është këmbyer me 108.19 Lekë, ndryshe nga java e shkuar kur ishte në nivelin e 105.62 Lekëve. Ndërkohë referuar kursit zyrtar të këmbimit, që nga fillimi i muajit Qershor, kursi Euro-Lek shënoi rënie me 3.9%, ndërsa krahasuar me 1 vit më parë kursi i këmbimit ka rënë me 12.1%.

Gjithashtu Franga Zvicerane ka vijuar rikuperimin sërish edhe gjatë ditëve të fundit duke u këmbyer në tregun valutor me 110.80 Lekë.

I njëjti trend rritës ka vijuar edhe me Paundin Britanik krahasuar me një javë më parë dhe këtë të të Premte 1 Paund është këmbyer me 126.37 Lekë.

Ndryshe nga monedhat e mësipërme, Dollari Amerikan ka shënuar vetëm vlera negative gjatë ditëve të fundit duke e mbyllur javën me vlerën e 98.82 Lekëve në tregun valutor