“Burri i Shtëpisë” me skenar dhe regji nga Andamion Murataj, do të ketë premierën botërore në Festivalin e 31-të të Filmit në Sarajevë. Ky produksion filmik vjen në ekran nga “Lissus Media”, me mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, “Eurimages” dhe bashkëproducentë: “Palomar” nga Italia, “Elly Films” nga Austria, “Peglanje Snova” nga Kroacia, “Thumbs-Up” nga Kosova, “Manifactura” nga Maqedonia e Veriut dhe kontribute të tjera nga Franca dhe Greqia, duke shenuar rekord për bashkëpunimet për një film shqiptar.