Në ditën kundër homofobisë, pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ dhe veprimtarët e të drejtave të njeriut kanë mbajtur një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese duke dënuar urrejtjen, dhe diskriminin që u bëhet njerëzve për shkak të orientimit të tyre seksual.
“Bulizmi, dhuna me bazë edhe për shkak se dikush prezumohet se është kthehet në shkak të bulizmit të theksuar. Ne kemi marrë një raportim prej një djali 11-vjeçar që sapo ka hyrë në adoleshencë dhe ndaj tij dikush bën video të tmerrshme duke e akuzuar se është pjesë e komunitetit LGBTIQ.”
Sipas aktivisit të të drejtave të njeriut Altin Hazizaj diskriminimi dhe gjuha e urrejtje për orientimin seksual është shtuar dhe në shkolla. sipas tij shkollat nuk janë të sigurta.
“Shoqëria po sidomos institucionet, në mënyrë të posaçme Ministria e Arsimit duhet të ketë kujdes në mënyrë tipike për raste të tilla. Sepse një fëmijë, një adoleshent duhet të jetë në mjedis të sigurt.”
Në shenjë simbolike përfaqësues të shoqërisë civile shpalosën në sheshi “Nënë Tereza” falmurin LGBTI.

