Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe popullit turk për humbjen e njerëzve të dashur nga tërmeti që ra në zonën lindore të Turqisë ku janë prekur 10 provinca.
“Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave ndodhen në terren duke vijuar punën pa ndalim për ti ardhur në ndihmë qytetarëve. Të mbijetuarve të kësaj tragjedie i urojmë shërim sa më të shpejtë”, shkruan Konsullata në postimin e saj në rrjetet sociale.
Konsullata i bën thirrje qytetarëve shqiptar që ndodhen në këto zona të kontaktojnë në numrat e emergjencës në Stamboll: +90 539 656 6219 dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara në: +90 549 561 1985.

