Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërkohë autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në përballimin e situatës.

Edhe kryeministri Rama kërkon nga qytetarët të tregojnë vigjilencë, pasi temperaturat në Korçë dhe Tropojë kanë zbritur në -12 gradë Celsius.

Aktualisht të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, ndërkohë drejtuesve të automjeteve u rekomandohen të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, aty ku është e nevojshme.

“Vendi është përfshirë nga temperatura shumë të ulëta. Kujdes! Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë dhe ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë”, shkruan Rama