Pas skandalit McGonigal dhe përfshirjes së emrit të kryeministrit Rama, opozita ka thirrur protestë kombëtare në 11 shkurt.
Lidhur më zhvillimin e tubimit, PD i ka nisur kërkesë Policisë së Tiranës për mbajtjen e protestës. Në arsyetimin e zhvillimit të prostesës, PD njofton policinë se tubimi do bëhët për të kërkuar dorëqjen e kryeministrit Rama, pasi ky i fundit ka vendosur në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë.
Sipas njoftimit, protesta do të fillojë në orën 12:00, e ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë nga 80 deri në 100 mijë persona.
Protestuesit do të grumbullohen në selinë e PD-së, sheshin “Skënderbej” dhe sheshin “Nënë Tereza”, dhe do të lëvizin në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Foltorja do të vendoset përballë Kryeministrisë, dhe do jenë rreth 200 persona të cilët do sigurohen për mbarëvajtjen e protestës

