Të paktën 17,543 persona kanë humbur jetën dhe mbi 68,952 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tërmeti i së hënës në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë.

Në Turqi, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 14,351, ndërsa të plagosurit janë mbi 63,794.

Në Siri të vrarët janë 3,192, ndërsa të plagosurit mbi 5,158.

Pa strehë, ujë e energji, Organizata Botërore e Shëndetësisë i druhet faktit se shumë prej të mbijetuarve mund të humbin jetën.

Sipas OBSH ekziston rreziku i një fatkeqësie të dytë që mund të shkaktojë edhe më shumë dëm se tërmeti fillestar.

Ekipet e shpëtim-kërkimit vijojnë punën, por shpresat po veniten për shumë persona që ndodhen ende nën rrënoja.

Turqia thotë se shpreson të hapë dy pika të tjera kufitare me Sirinë në mënyrë që të dërgojë sa më shumë furnizime të jetë e mundur, aq të nevojshme në këtë vend.