Në javën e fundit të tij, Tetorit të letërsisë dhe arteve i është bashkuar edhe qyteti i Fierit.
Për të kurorëzuar këtë javë të fundit , në Fier u organizua aktiviteti dedikuar krijimtarisë së shkrimtares dhe gazetares Majlinda Rama.
Autorë e më shumë se 20 librave dhe fituese e dhjetëra çmimeve shkrimtarja Majlinda Rama bëri bashkë në Fier dhjetra personalitete të fushës së studimeve, botimeve dhe shkrimtarë e intelektualë..

Për Drejtoreshën e Qendrës së librit dhe leximit, Alda Bardhyli, Majlinda bën pjesë tek shkrimtarët e brezit të ri, që bazë të krijimtarisë së tyre kanë mendimin e thellë.
“ Vargu i saj është një lloj çlirimi që ndjehet hershëm që në vargjet e saj të para, një poezi e çliruar e pa komplekse. Një poezi që shënon një nivel të lartë të poezisë bashkëkohore shqipe’- tha Alda Bardhyli
Te tjere te pranishem ishin: prefekti i qarkut Fier, Lefter Shehaj, akademiku Ali Aliu, regjisori Pellumb Kulla, poetja Natasha Lako, studiuesi Behar Gjoka, botuesja Irena Toci e shume te tjere të cilët u shprehen se Majlinda është autore e mendimit të thellë që kap në thelb problematika sociale.

Majlinda Nana Rama është pedagoge, gazetare, shkrimtare, dhe studiuese shqiptare. Ajo konsiderohet si përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare. Ka shkruar poezi, ese, artikuj shkencorë, studime, kritikë letrare, romane, novela etj. Majlinda Rama është edhe një sipërmarrëse e suksesshme.
Veprat e shkrimtares:
Merrma lotin peng – (Poezi) – 2004;
Hene e qiellit tim – (Poezi) – 2006;
… Por gjyqi vazhdon … – (Eseistike) – 2006;
Perandorët – roman, Toena, 2014;
Kritika Letrare – studime, kritika, ese, publicistikë, Shkup, 2014;
Zonja me të kuqe – roman, Toena, 2015;
Metalogjika policentrike e një shteti të ri – studim, 2016;
Koncept i përkufizuar i një modeli ekonomik – studim, 2016;
Ikja – novelë, 2016;
Antologji e prozës poetike – 2017;
Kthimi – novelë, 2017;
Lulet e egra – poezi, Shkup, 2017;
Kodi poetik i Agollit – studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;
Kumte që lëvizin (Mbi poezinë e Ali Podrimes) – studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;
Arzoe – Novelë, 2019;
Shënime Letrare- Studime, kritikë letrare, Agora, 2019;
Lirikë me dhimbje – poezi, Onufri, 2020;
Poezia Bashkëkohore Shqipe – studim, Agora, 2021;
Libra dhe autorë, studim 2022;
Estetika e poezisë, studim, 2022




