Qeveria nuk do të dalë nga tradita e faljes së fundvitit për disa kategori të burgosurish që mund të jenë në fund të vuajtjes së dënimit apo janë dënuar për krime të cilat nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.
Ministria e Drejtësisë gjithsesi ende nuk e ka listën e tyre apo numrin e përfituesve nga amnistia penale por është duke shqyrtuar dokumentacionin.
“Po, po punojmë për të patur një amnisti penale, por jemi në fazën e studimit dhe të analizës”
Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë u miratuan këtë të mërkurë dhe 2 propozime të ardhura nga Ministria e Drejtësisë apo për të amenduar ligjin për shërbimin përmbarimor shtetëror si dhe për dëmshpërblimin e 54 të ish të burgosurve politikë.
Ministri i Drejtësisë kujdeset të shpjegojë se qeveria ku ai bën pjesë ka marre 29 vendime për këtë kategori duke treguar kujdes më të madh se të gjitha qeveritë paraardhëse./Revista Time

