Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ledina Riza, është zgjedhur sot anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KLP-së u krye sot votimi për anëtarin e KLP-së nga radhët e prokurorëve.

Në votimin e sotëm morën pjesë 200 prokurorë.

Sipas medieve, prokurorja Ledina Riza mori 113 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë Etien Kapo mori 83 vota.

Ndërkohë, katër fletë u shpallën të pavlefshme.