Pas 2 orëve jashtë shërbimit, WhatsApp i rikthehet normalitetit. Përdoruesit raportuan që prej orës 9:00 të ditës së sotme se nuk mund të merrnin dhe as të dërgonin mesazhe.

Sipas një platforme që gjurmon faqet e internetit, ka pasur rreth 26.000 raportime nga përdoruesit në lidhje me funksionimin e aplikacionit.

Ndërsa 69% e të përdoruesve të WhatsApp u përballën me probleme me dërgimin e mesazheve, 24% kishin probleme me lidhjen me serverin dhe 7% kishin probleme me aplikacionin e përgjithshëm.

Pas konstatimit te problemit, kompania Meta riktheu në funksion të plotë aplikacionin për përdoruesit. Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve. WhatsApp ka pësuar një ndërprerje të ngjashme vitin e kaluar, po në Tetor.