Parlamenti Europian ka arritur marrëveshjen politike për të lejuar vetëm një tip karikuesi për të gjithë modelet që do të shiten brenda kufijve të BE-së. Madje, jo vetëm për celularët, por edhe për aparate të ngjashme, si tableta, kamera digjitale, etj.
Karikuesi i përbashkët do të jetë ai që njihet në treg si C-type, që do të punojë tashmë përtej modeleve dhe kompanive prodhuese, normalisht për modelet që do të hyjnë në treg pas marrëveshjes.
Nje tjetër pikë e marrëveshjes është dakordësimi që karikuesit të blihen veçmas dhe mos të përfshihen detyrimisht me blerjen e celularit, në mënyrë që të ulet sasia e plastikës së përdorur, dhe mbetjet që kjo nënkupton./Xh.M

