Aktori Johnny Depp, 58 vjeç, hapi një profil në TikTok, pasi së fundmi mundi në gjyq ish-bashkëshorten e tij Amber Heard të cilën e akuzoi për shpifje.

Aktori mblodhi gati tre milionë ndjekës në më pak se 24 orë.

Depp nuk ndoqi askënd, nuk publikoi asgjë dhe nuk pëlqeu asgjë.

Dalja e Johnny në këtë rrjet social është pritur nga shumë me entuziazëm.

Kujtojmë, Depp iu dha 15 milionë dollarë dëmshpërblim, të cilin gjyqtari e uli në 10.4 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e gjyqit televiziv u fokusua në pretendimet e Amberit se Depp e kishte abuzuar fizikisht dhe seksualisht, sepse, tha ajo, ai e sulmoi atë në më shumë se një duzinë raste.

Depp mohoi të ketë goditur ndonjëherë Heardin, duke thënë se ajo  ka abuzuar me të.

Ndërkohë, Depp është parë duke bërë turne nëpër Mbretërinë e Bashkuar me muzikantin dhe mikun Jeff Beck dhe madje ka njoftuar se do të publikojë një album të ri muzikor me këngëtarin në ditët në vijim./Xh.M