Deputetët opozitarë të drejtuar nga Alibeaj kanë marrë një falenderim publik nga kreu i mazhorances parlamentare socialiste Taulant Balla.

“Shumë faleminderit opozitës, flas për opozitën që vazhdon të ketë orientimin euro-atlantik, jo ata që i janë kundërvënë SHBA-së. Ka një farë niveli përgatitje Shqipëria edhe në përpjekje për të ndërtuar trak rekord hetimi, ndjekjes penale dhe dënime në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Balla.

Ky falënderim vjen pasi Alibeaj dhe përkrahësit e tij bashkuan votat në përkrahje të qeverisë Rama e cila numëroi pak dite më parë 94 vota pro në iniciativën e saj në luften ndaj ish-spiuneve të komunizmit. Në komisionin e Integrimit, kryenegociatorja Dhuka dhe bashkëpunëtorja e saj Pirdeni pranuan shqetësimet nga Brukseli për amnistinë fiskale.

“Nuk ka një shqetësim në lidhje me prokurimin publik. Pra është mirë që t’i njohim shqetësimet dhe problemet siç janë edhe në lidhje me amnistinë. Unë thashë që nuk ka një problem në lidhje me AKI. Kjo nuk do të thotë që çështja nuk është gjerësisht e diskutuar me BE, me të gjithë partnerët dhe që ata nuk kanë ngritur shqetësime. I kanë ngritur, i kanë bërë publike, i kanë komunikuar me ju, me qeverinë”, ka thënë Majlinda Dhuka.

Javën e ardhshme Shqipëria do të prezantojë në Bruksel faktet se sa ligjet shqiptare përputhen me kërkesat e BE-së.