Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Bordi i Transparencës vendosi që 1 litër naftë të kushtojë 4 Lekë më lirë, duke u tregtuar me 193 Lekë, nga 197 që ishte.
Çmimi i benzinës nuk ka pësuar rritje. Në pikat e karburanteve 1 litër benzinë kushton 190 Lekë litri.
Bordi i Transparencës ka vendosur të mbajë të pandryshuar çmimin e gazit. Një litër gaz tregtohet me 80 Lekë.
Bordi i Transparencës sqaron se vendimi për çmimet është bazuar në të dhënat e bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Sipas tij jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

