Rastet e reja të identifikuara me kancer gjiri kanë ardhur ne rritje. Vetëm në shërbimin onkologjik në qendrën spitalore universitare numri i grave të prekura është rreth 40% me Iartë se vitet e shkuara.

Diagnoza e vonë mbetet një problem madhor, që sipas mjekëve në shumë raste ju kushton dhe jetën.

Pandemia pati ndikim negativ tek kapja në kohë e sëmundjes, por edhe trajtimi, pasi gratë neglizhuan për shkak të frikës nga infektimi me koronavirus. Mjeket i mëshojnë idesë se kontrollet periodike janë çelësi që çon në kapjen në kohë të sëmundjes dhe trajtimit të saj pa shkuar në fatalitet.